Deputeti i Vevçanit e tërheq dëshmitarin!

Mbrojtja e deputetit të akuzuar Krsto Mukoski ka tërhequr propozimin që kolegu i tij nga Kuvendi, Dragan Danev të dëshmojë për rastin e 27 prillit të vitit të kaluar.

Danev ishte njëri prej dy dëshmitarëve , i propozuar nga Mukoski, por avokati i tij sot tha se tërheqin propozimin sepse ai nuk mund të vijë të dëshmojë për shkaqe shëndetësore.

Me propozim të Mukoskit, po dëshmon ish deputetja Marija Angellova, e cila ishte edhe kandidate për kryetare të komunës Çair nga radhët e VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale të vitit 2013.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...