Deputeti i Vevçanit në arrest shtëpiak

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të ish-ministrit të brendshëm Mitko Çavkov si dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Sipas vendimit të gjykatës, ish-ministri Çavkov si dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski, Sasho Vasilevski nga paraburgimi që po vuanin në burgun e Shutkës do të shkojnë në arrest shtëpiak. Gjykata ka pranuar kërkesat e avokatëve të tyre mbrojtës. Nga paraburgimi në arrest shtëpiak do të jenë edhe

Mitko Peshov, ish-shefi i policisë Dushko Lazarov, Goran Geshovski ish-shefi i sigurimit të ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, ish-inspektori policer Munir Pepiq dhe Oliver Popovski.StrugaLajm

Të dyshuarit për ngjarjet e 27 prilli, janë 35 persona, mes tyre deputetë, organizator të protestës dhe të punësuar në MPB. Ata sipas akuzës dyshohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetueses dhe sigurinë e shtetit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...