Deri kur keshtu “profesor” ?

Pa dhene emra e iniciale, pa ju drejtuar personalisht me emer, me mllef te madh po shkruaj dhe bej publike per njerezit nje realitet te hidhur. Deri kur do te vazhdoni keshtu ju profesor te nderuar, ju edukator e pedagog qe me zemer luani rolin e nje demangogu. Deri kur do te hidhni vallen e vjeter ?! A eshte normale qe nje person i shkolluar te bej shaka e te tallet me shendetin dhe problemet e nje nxenesi. E cka mendoni ku do te mbetet vullneti i rinise per te qendruar ne bankat shkollore e te degjojne ligjerimet nga njerez si ju. Duhet te keni te qarte se neser-pasneser do te bini ne duart e dikujt nga ato nxenes qe sot po i perqeshni. Dini se bota rrotullohet dhe gabimet qe beni ju, ne te ardhmen ne mos ju, femijet tuaj do ti pesojne. Askush nuk eshte jetim, dhe ne qofte dikush jetim kini te qarte se ka zotin pas. Asgje ketu nuk ka mbetur per tu falur. Vazhdimisht po beni rolin e te brengosurve se pse rinia largohet dhe eshte kaq injorante, por arsyeja jeni ju, jeni ju shkaktar, jeni ju punetor te sherbimeve te vjetra jugosllave qe i demoralizoni nxenesit dhe rinine. Nuk eshte njerezore, nuk eshte e dashurise dhe miresise, as e tradites dhe fese, e as e moralit kjo qe po ndodh. Kini frike hakun dhe Zotin dhe sidomos lotin e nje te riu.

Blerton Arsllani Struge 2018StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...