Shkupi me autobus elektrik

Prej sot në Shkup do të qarkulloj eko-autobus i cili punon me rrymë elektrike. Ky eko-autobus sot u promovua nga kryetari i qytetit të Shkupit dhe nga drejtori i Ndërmarrjes qarkulluese publike, Kristijan Çushkov.

Autobusi elektrik është i bërë sipas teknologjisë më të re dhe me teknikën e mbushjes së shpejtë tha Shilegov dhe se shpenzon energji elektrike minimale.

“Benefit më i madh është se autobusi elektrik ka zero emetime të gazrave të dëmshëm. Ky autobus do të lëshohet në linjën 15 për 6 muaj. E stacionet për mbushje do të jenë në Novo Lisiçe dhe në Karposh 4”. Shilegov gjithashtu tha se kjo nuk është zgjidhje e plotë e ndotjes së ajrit në Shkup, por po punohet në këtë drejtim.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...