Deri më 29 gusht, afati për aplikim për subvencione

Deri më 29 gusht të këtij viti zgjat afati për dorëzimin e kërkesave për mbështetje të bujqve të rinj.
Në thirrjen mund të paraqiten bujq deri në moshën 40-të vjeçare, ndërsa aplikimi është ekskluzivisht elektronik.
Mbështetja shtetërore parashikon maksimalisht 600.000 denarë ndihmë të pakthyeshme financiare për bujqit e rinj, të cilët duan të fillojnë biznesin e tyre. Kusht është të regjistrohen në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore jo më shumë se 18 muaj.
Marrja e subvencioneve varet edhe nga pikët e fituara, gjegjësisht prej asaj ku gjendet biznesi dhe për çfarë qëllimi aplikon. Numër më të madh të pikëve kanë kërkesat për blerjen e pajisjeve për ruajtjen dhe deponimin e prodhimeve, për pajisje për kapacitetet përpunuese dhe anëtarësimin në kooperativat bujqësore.
Pas miratimit të subvencionit, paratë do të paguhen në maksimum tre këste.
Thirrja u publikua më 8 gusht, ndërsa dokumentet për aplikim mund të merren në ueb faqen e Agjencisë të pagesave.