Deri të premten me diell

Deri të premten moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më ngrohtë, me vranësira të vogla mesatare, ndërsa për fundjavë do të ketë rënie të temperaturave, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.

Nga e shtuna nën ndikim të valës së re të lagësht moti do të jetë kryesisht me vranësira, me të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë edhe erë e matur deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor që do të sjellë ftohje të konsiderueshme të motit nga veriu për dhjetë gradë. Temperatura minimale do të ulet deri në tri gradë, ndërsa ajo e ditës do të jetë maksimale deri në 17 gradë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...