Ali Ahmeti:Shpifjet dhe sulmet na bën më të fort

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në qytetin e Prespës ku ka promovuar Listën e kandidatëve të partisë për Këshillin e kësaj komune dhe me këtë rast ka bërë thirrje që këshilltarët shqiptarë të legjislaturës së re të pushtetit vendor të punojnë e bashkëpunojnë me qëllim të përparimit të mëtejshëm të zonës:

‘Prespa në vazhdimësi ka qenë dhe do të mbetet emblematike në gjithë hapësirat shqiptare për kontributin e dhënë në të gjitha sferat, duke filluar që nga ajo çlirimtare e deri tek ajo akademike e shkencore,’- tha z. Ahmeti duke paralajmëruar se pas këtij cikli zgjedhor do të bëhet një avancim i shqiptarëve të kësaj ane, por edhe i atyre në Ohër e Manastir, në të gjitha nivelet e pushtetit, sepse BDI është thellësisht e angazhuar për krijimin e kushteve për ruajtjen e substancës kombëtare

‘Në këto zgjedhje lokale që organizohen, s’do mend që jemi partia në nivel kombëtar më e mira, më e forta. Lëre që jemi më të fortit, por jemi edhe më të përgatiturit, jemi më tolerantët,’- vlerësoi kreu i BDI-së duke afirmuar përkushtimin për të punuar me dinjitet e përgjegjësi në përfaqësimin e komunitetit shqiptar për një të nesërme edhe më të mirë.

Me këtë rast lideri i shqiptarëve në Maqedoni ka shpjeguar marrëveshjen mes BDI-së dhe LSDM-së  për mbështetje të ndërsjellë nëpër ato komuna ku realisht njëra forcë nuk ka gjasë për të triumfuar, por me elektoratin e vetë ia mundëson – tjetrës. Bashkëpunimi, tha z. Ahmeti, ka të bëj me mbështetjen që LSDM-ja do t’ia japë BDI-së në Çair, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, kurse ne në Qytetin e Shkupit e të Kumanovës. Dhe jo vetëm kaq: ‘Ma do zemra që të fillojmë të përgatisim hapësirë që në të ardhmen të kemi edhe president të përbashkët, konsensual, të pranueshëm për të dyja palët, palët që përfaqësojnë dhe kanë legjitimitet, si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe komuniteti maqedonas, të dakordohen për një kryetar të përbashkët shteti. Sepse kreu i shtetit është figurë përfaqësuese, emblematike dhe mbase këto zgjedhje dhe ky partneritet që është ndërtuar tani, mund t’i shërbejë edhe këtij qëllimi që në të ardhmen të mos ndodhë dhe të mos përsëritet, sikurse ndodhi para katër vitesh, kur shqiptarët nuk kishin vullnet të dalin dhe të votojnë një President i cili nuk i përfaqëson ata,’- deklaroi  kryetari Ahmeti para anëtarëvedhe simpatizantëve të BDI-së në Prespë.StrugaLajm

I përcjellur me duartrokitje frenetike të prespanëve, kreu i Bashkimit Demokratik ka folur dhe për krizën politike të parazgjedhjeve parlamentare, duke nënvizuar se gjatë saj ‘ të gjitha fletërrufetë kanë qenë kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. Për gjithçka, fajtorë në këto hapësira, gati sa nuk morën përmasa  ballkanike dhe evropiane, se BDI-ja është fajtori kujdestar për të gjitha ndodhitë dhe të këqijat që nodhnin me qlllim të heqjes nga skena politike, por nuk ia dolën,’ – tha z. Ahmeti, duke nënvizuar se rrënjët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë shumë të thella dhe të vaditura me gjak, ‘dhe aty ku ka gjak, as dielli nuk e thanë e as shiu nuk e lanë.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryetari Ahmeti pasi nënvizoi përcaktimin  e partisë për integrim euro-atlantik dhe rolin konstruktiv  të saj për stabilitetin në vend shprehu bindjen se së shpejti do të arrihet marrëveshje me Greqinë lidhur me emrin  me çka praktikisht Maqedonia do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO dhe natyrisht do të përshpejtohej edhe rruga për në BE ku edhe është e ardhmja jonë,- tha kryetari Ahmeti duke përfunduar se falë kësaj qeveri reformatore tashmë dyert  e integrimit për Maqedoninë janë të hapura dhe varet prej nesh si do t’i bëjmë reformat e kërkuara me interes për qytetarët dhe mbarë vendin.

In : Aktuale

Loading...
loading...