BLENDI PETROL
AktualeKulturë

Dervish Hima një hero i shqiptarizmës nga Ohri!

Dervish Bej Hima (1873-1928). Publicist dhe aktivist kombëtar shqiptar. U lind në Ohër. U angazhua për themelimin e shkollave në Shqipëri dhe botoi broshura dhe gazeta në gjuhën shqipe.

Më 1897 u përndoq nga autoritetet osmane dhe u arratis në Bukuresht, ku nga viti 1898 publikoi «Pavarësia e Shqipërisë» (L’independence albanaise), e cila një kohë të shkurtër doli në shqip, frëngjisht dhe rumanisht.

Më 1899 vajti në Romë dhe atje botoi bashkë me Mehmed Bej Frashërin gazetën «Pavarësia e Shqipërisë» (L’independence albanaise) në gjuhën shqipe dhe frënge, më vonë e botoi vetë nën emrin «Albania».

Nga viti 1901 publikoi disa broshura në turqisht të cilat drejtoheshin kundër Sulltan Abdylhamitit të II-të dhe njëkohësisht kërkonin një shtet të pavarur shqiptar. Pas presionit osman u detyrua të largohet nga Italia dhe shkoi në Paris, më vonë në Gjenevë.

Pasi xhonturqit morën pushtetin, Hima u kthye në Shqipëri, por për shkak të kundërshtimit në rritje ndaj xhonturqve u dënua më 1908 me tetë muaj burg.

Qeveria osmane i ofroi pa sukses poste të rëndësishme për ta larguar nga Shqipëria. Më 1909-1910 botoi në Stamboll gazetën «Shqiptari-Arnavud» në gjuhën shqipe dhe turke.

Kur u ndalua gazeta, Hima më 1911 filloi të botojë gazetën «Shkumbi». Më 1917 administrata ushtarake austro-hungareze e emëroi inspektor të arsimit në qarkun e Tiranës.

Më vonë nën Ahmet Zogun u emërua shef i shtypit.(Enver Robelli)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button