DËSHIROHEM !

MUHAMET BOROVA


Sot në ditëlindjen e 65, u zgjova me imagjinatën aktive për dëshirim! Dëshiroj që njëherë njerëzit në këtë vend, ta fitojnë atë për të cilën gjatë kohë kanë synuar ta arrijnë! Thellë në qendrën e qenies së tyre të kenë një disponim të vërtetë! Gëzimi i tyre të notoj në sipërfaqe, duke e plotësuar zemrën dhe trupin e tyre! Dëshiroj që njerëzit ta duan vetëveten, të mendojnë pozitivisht që të kenë sukses për vete,të formësohen si personalitete të kompletuar! Dëshiroj edhe te gjërat e vështira ti shohin anët e mira, ti përjetojnë të mirat pa dhimbje trupore dhe pa vuajtje shpirtërore! Me optimizëm ti bllokojnë ndjenjat negative, se vetëm ashtu univerzumi i tyre do të jetë i plotësuar me ataraksion (qetësin shpirtërore)! Dëshiroj që gjërat ti shoh pa dioptri si:
1.Spitalet me një ambient më kompatibil sipas kërkesave të kohës! Mjekët me empation të dukshëm dhe retorikë të kujdesshëm, brengat e pacientëve ti bëjnë më të vogla! Nga buzëqeshja dhe empatia e mjekëve, pacientët të mjekohen përmes fjalëve,
2.Shkolla reprezentative, fëmijë me edukatë palpabile kompatibile me kulturën urbane! Dëshiroj studentët të kenë dituri ekujvalente me kërkesat shoqërore dhe jo thurje lëvdatash se kanë “diploma” me tituj të lartë shkencor,diploma të bukura për kornizë ! Nxënësit dhe studentët të bëhen eksplorues të diturisë, jo “lypës” të notave!StrugaLajmStrugaLajm

  1. Mos ketë qeveri pa drejtësi dhe pa vizione! Drejtësia e një qeverie të jetë model për zbatimin e parimeve të shtetit juridik, ku të gjithë do të ndihen të barabartë, pa diskriminim në bazë të pozitës sociale të qytetarëve!
    4.Të ketë punësime në vendlindje, ku çdo individ do të ndihet i dobishëm,me besim në vetëvete pa varshmëri nga politika! Gëzimin mos ta kërkojnë në realizimin e ëndrrës për të shkuar jashta vendlindjes, atje çdo herë do të mbeten të huaj! Edhe miza shpesh gëzohet kur shkon te gota me sherbet, por mbaron në pëllëmbën e dorës,së njeriut! Vendlindja të bëhet “shoqëri produktive” me qeveri frytdhënëse!
    5.Dëshiroj njerëzit ta arrijnë lumturinë jo me para të fëlliqura, por me duar të pastra! Ti pastrojnë duart e “kontaminuara” nga korrupsioni! Korrupsioni e rrit rrjetën e miqve të korruptuar! Kush me zemër i fiton miqte, ato do ti ketë miq gjithë jetën, kush me para krijon miqësi,ai miqët do ti ketë deritsa i ka paratë, sepse parat nuk janë konstantë e përhershme! Me para të pastra gjumi do të jetë më i qetë, miqësia më e fortë! Kështu krijohet mbretëria e vlerave të larta!

Loading...
loading...