Rusia bllokon përdorimin e Facebook-ut në vend

Rusia njoftoi të premten se po bllokon Facebook-un në vend, sipas rregullatorit të saj të komunikimit.

“Në mars 2022, u mor një vendim për të bllokuar aksesin në rrjetin Facebook (në pronësi të Meta Platforms, Inc.) në Federatën Ruse”, – thuhet në deklaratë.

Në përgjigje, presidenti i Meta-s, Nick Clegg tha se kompania po bënte gjithçka që mundet për të rivendosur shërbimet, por se së shpejti përdoruesit rusë do të ndërpriten nga informacioni i besueshëm.StrugaLajm

Ndërkohë, një sërë kompanish të mëdha botërore kanë ndalur shërbimet e tyre në rusi, si një masë ndëshkuese për sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

In : Aktuale

Loading...
loading...