Strugani Ylli Doko, kandidat në zgjedhjet e marsit në komunën Basserdorf-Zvicër

Më 27 mars në disa komuna të Kantonit të Cyrihut do të mbahen zgjedhjet komunale. Në listat zgjedhore nëpër parti të ndryshme figurojnë tashmë edhe emra të kandidatëve shqiptarë.

Njëri ndër ta është edhe Ylli Doko. Ai në një intervistë për albinfo.ch, konfirmon kandidaturën e tij dhe synon një ulëse në Ansamblenë e Komunës Bassersdorf nga Partia Liberale FDP.

Ai tashmë ka filluar fushatën dhe pankartat zgjedhore mund t’i shihi gjithandej nëpër Bassersdorf.

«Në zgjedhjet komunale kandidoj në Komisionin e Kontabilitetit dhe Auditimit të bizneseve. Këtë vendim e mora pas konsultimit me kryesinë e partisë dhe duke marrë parasysh edhe obligimet familiare. Angazhimi në këtë komision më përshtatet më së miri edhe me punën që e bëj si këshilltar për financa dhe sigurime në kompaninë tonë familjare. Këto zgjedhje komunale janë për mua me rëndësi të veçantë, për arsyen se është faza vlerësuese për një kandidim në zgjedhjet kantonale që do të mbahen në vitin e ardhshëm, në muajin mars 2023. Ku do të kandidoj për një ulëse në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut», tha Doko, duke ftuar votuesit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë më 27 mars 2022, jo vetëm në Komunen e Bassersdorfit, por në të gjitha komunat e tjera, ku kandidojnë edhe shumë shqiptarë të tjerë!

«Tani gjendja ka ndryshuar dhe këtë e kemi parë edhe në zgjedhjet e fundit në Parlamentin e qytetit të Cyrihut, kur në zgjedhjet e fundit siguruan katër ulëse katër politikanë shqiptarë. Dua të jem edhe unë një shembull i një integrimi të suksesshëm në Zvicër, pa qenë i asimiluar dhe t’i ofroj të mirat e kulturës shqiptare në bashkësinë zvicerane. Dua që shqiptarët të jenë pjesë e politikës zvicerane, siç jemi pjesë në disa fusha të tjera, ku kanë përparuar shqiptarët në Zvicër», deklaron politikani Doko.StrugaLajm

Kush është Ylli?

Ylli ka lindur në vitin 1992 në Strugë. Në moshen dyvejçare si shumë tjerë nga vendi ynë në atë kohë, edhe prindërit e atij janë shpërngulur në Zvicër. Në fshatin “Unterägeri” të Kantonit të Cugut (Zug) ka kaluar fëmijërinë, bashkë me shumë fëmijë të tjer shqiptarë, ku ka qenë edhe në shkollën shqipe. Në vitin 2006 familja e tij ka ndërruar vendbanimin nga Cugu për në Bassersdorf të Cyrihut, ku babaj i Yllit ka pasur zyrën dhe shumicën e klientëve. Në Bassersdorf, Ylli për herë të parë ka hyrë në kontakt me politikën. Në shkollën e tij ka qenë president i parlamentit të shkollës. Me vështirësi dhe mbas shumë kërkesave për një zanat, ju dha mundsia për t’u prezantuar me një kompani, ku pastaj mbas katër vjetëve ka diplomuar për teknik të arkitekturës (Hochbauzeichner). Pak para se të diplomojë, ka marrë shtetësinë zvicerane. Edhe pse ka pasur dëshirë të vazhdojë arsimin për të marrë maturën në drejtimin e profesionit të tij, ka vendosur të shkojë në ushtri. Në shërbimin ushtarak ka kaluar një kohë të papërshkruar me shokët e ushtrisë, me të cilët edhe sot, kur kanë kaluar disa vjet, kanë një kontakt të afërt. Shumë prej atyre shokëve kanë si Ylli një prejardhje shqiptare! Pas ushtrisë, ësht kthyer në profesionin tij në arkitekturë dhe pas punës ka ndihmuar babain në zyrën e tij. Një kohë të gjatë ka shkuar prej punës në punë, derisa vendosi që të fiksohet për zhvillimin e kompanisë të familjes bashkë me babin e tij në zyrën e përbashkët në Dietlikon. Tash i ka bërë disa vjet që këshillon klientët e tij në çështje të sigurimeve, kontabiliteti dhe shumë fusha të tjera të jetës. Kështu që i ndihmon klientëve në çështjen e menaximit të firmave dhe për ata që kan nevoj në cështjen e papunësisë, ku ju ndihmon të plotësojnë detyrat e tyre ndaj sigurimit të papunësisë dhe i përcjell ato në terminët e tyre si përkthyes. Mbas si ka qenë lojtar i klubit futbollistik FC Albania Zurich, Ylli tash është në kryesinë e klubit si sekretar gjeneral. Mbas kandidaturës të parë të tij, si kandidat i pavarur për këshilltar të Komunës së Bassersdorfit më 2018, me një rezultat shumë të mirë, ku për shumë pak vota nuk arriti qëllimin e tij, Ylli iu bashkëngjit partisë liberale FDP. Këtë hap e ka bërë për t’i arritur qëllimet e tij në politikën kantonale dhe nacionale. Si anëtar i ri, partia e FDP-së vendosi të nominojë Yllin kandidat për zgjedhjet kantonale në vitin 2019, ku i fitoj 3’414 vota në qarkun e Bylachut (Bezirk Bülach). Me vetëm 300 vota më shumë ai do të arrinte të fitojë një ulëse në Asamblenë e Kantonit të Cyrihut. Ylli tash ësht në kryesin e degës të FDP-së të Bassersdorfit dhe është delegat i FDP-së kantonale të Cyrihut. Që nga 2020 është edhe në Komisionin e rinisë të Komunës së Bassersdorfit.

In : Aktuale

Loading...
loading...