Dëshironi të hiqni toksinat nga trupi pas festave të fundvitit? Njihuni me disa nga mënyrat
Në natën e Vitit të Ri, të gjithë e teprojmë me pijen ose ushqimin. Megjithatë, është e nevojshme që kur festat kalojnë, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit, apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme.
Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze.
Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes.
Detoks me çaj, xhinxher dhe banane
Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes.
Smoothie frutash
Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë.
Xhinxher i fermentuar
Përdorimi i lëngut të xhinxherit të fermentuar në një shishe të mbyllur, do të reduktojë nivelin e aciditetit të stomakut.
Uthull molle
Një lugë gjelle me uthull molle ju ndihmon të pastroni stomakun nga një natë e mëparshme me pije.
Aktiviteti fizik
Ju mund të kryeni aktivitet fizik në palestër ose të dilni në natyrë. Djersitja, qarkullimi më i mirë i gjakut, vënia në punë e gjithë trupit do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.