Dëshmia për 27 prillin: Zoran Zaev,Ziadin Sela dhe Talat Xhaferi ishin shënjestra

Cak i dhunuesve, të cilët me 27 prill të vitit të kaluar u futën në Parlamentin e Maqedonisë, kanë qenë Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhe Ziadin Sela. Kështu të hënën para Trupit gjykues është shprehur dëshmitari i radhës në rastin e Ziadin Selës, ndryshe njëra prej shumë gazetareve që kanë qëndruar atë ditë në sallën e konferencave në Parlament. Sipas rrëfimit të saj, deputeti Ziadin Sela atë ditë ka qenë i rrethuar prej minimum gjashtë personave, me çka ka dëgjuar dhe ka parë kërcënime të llojit: “mbyte”, “do të vrasim” të shoqëruara me goditje të ndryshme, grushte dhe shqelmi. “Drejtë Zaevit, Xhaferit dhe Selës ishin të drejtuar numri më i madh i ofendimeve dhe kërcënimeve. ‘Shiptari, do t’ju vrasim’. Për një moment një dru u hodh në drejtim të Selës. Këtë vepër e bëri një djalosh relativisht i ri, i veshur me një fanellë të kaltër, ndërsa në kokë kishte një kapelë-maskë. Pas kësaj, Sela u nda anash, megjithatë nuk vërejta se e tërhoqi dikush apo vetë ai u nda. Në këtë rast u çudita se pse u nda, për shkak se pasiguria ishte më e madhe. Në afërsi të tij ishte një person me syze mbi kokë, për të cilin më vona kuptova se e quajnë Toshta. Mirëpo, goditje direkte nga ai nuk vërejta. Po ashtu, afër Selës ishte edhe një person me kapelë-maskë mbi kokë, i cili kishte një bluzë me numra të gjelbërit. Ai bërtiste, por nuk e di a e ka goditur Selën”, tha njëra prej dëshmitarëve në rastin Sela. Prej të akuzuarve që ishin në sallë, gazetarja tha se i akuzuari Kire Gjeorgjievski ka qenë prej personave më të zëshëm atë ditë, dhe i cili vazhdimisht e ka goditur deputetin Sela.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...