BLENDI PETROL
Aktuale

Dëshmitë për tentimin e vrasjes së Selës: “Vrite shqiptarin”,“mori fund, lerëni”

Thirrjet monstruoze: “Vrite shqiptarin”, “vrite qenin”, “mori fund, lerëni” dhe të tjera janë pjesë e dosjes hetimore të siguruar pjesërisht nga INA lidhur me rastin e dhunës brutale për të vrarë kreun e ASH-së dhe deputetin Ziadin Sela.

Këto dëshmi të forta janë të regjistruara edhe në video materiale, të cilat i disponon Gjykata Penale. Në to shihet se si grupi i organizuar i terrorit po i sillej kreut të Aleancës dhe se më në fund e kishin kapur dhe tërhequr.

Ai më parë është goditur me një shtizë të flamurit në kokë, ku ka rënë menjëherë në tokë, ndërsa pas tij kanë nisur turma ta godasë me shqelma, gjësende të forta, duke e sharë rëndë dhe sjellje çnjerëzore.

Një dëshmi e tillë është vërtetuar në dosje edhe nga një dëshmitar që ka thënë se derisa Sela ka qendruar i alivanosur dhe i mbuluar në gjak në dysheme, ai prap është goditur me shqelma dhe gjësende tjera, informon INA.

Po ashtu duke cituar edhe një pjesë të procesverbalit, prokuroria rikujton edhe deklaratën e dëshmisë së dëshmitarit, sipas së cilës derisa Sela ka qëndruar i shtrirë në gjendje kome, rreth tij ka pasur mbi 20 njerëz, që e godisnin në kokë, stomak apo ku të mundej. Po ashtu janë dëshmi të xhiruara edhe thirrjet monstruoze dhe linçuese, që kishin për qëllim vrasjen. Më pas edhe vetë dëshmitari ka thënë se çfarë bëni, e mbytet njeriun.

Në dosjen e dëshmive qëndron edhe dëshmia e dëshmitarit tjetër që ka thënë:

“Sela në një moment është larguar nga turma e deputetëve, pasi që ishte goditur në kokë me shtizë të flamurit. I ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte nisur të ecte në mënyrë të pakontrolluar. Në një moment ai ishte rrëmbyer dhe ishte rrethuar nga të gjitha anët, ashtu që edhe nuk mund ta shihnim”, ka theksuar një dëshmitar tjetër.

Në gjykatën penale janë dhënë edhe këto dëshmi, ku sot gjithashtu ka vazhduar procesi gjyqësor lidhur me këtë rast, ku të akuzuar janë rreth 11 veta, me akuzën për vrasje.(INA)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button