Dështakët e çështjes shqiptare

Medai Shaholli

Tashmë që ranë maskat e nacionalizmit fals nga të gjitha partitë shqiptare, përfundimisht mund të themi se subjektet politike shqiptare si ato në qeverinë e koalicionit poashtu dhe ato të opozitës u rreshtuan pas kryeministrit Zajko.
Ata e hëngrën turpin me lugë duke shkelur parimet e tyre dhe programet partiake, me arsyetimin e thjeshtë për hir të integrimeve europiane po bëjnë lëshimin e radhës dhe kompromisin historik për ta mbështetur referendumin e 30 shtatorit. Referendum i cili është përgatitur me pyetje “kurthi”, që këron nga njëra anë se, a jeni për integrimet europiane dhe në pyetjen tjetër, nëse pranoni marrëveshjen e Prespës!

Kjo është gracka që ka përgatitur kryministri Zajko nga e cila kërkon të shprehen edhe delet shqiptare,
se me integrimet europiane fitojnë të gjithë!
Kjo është pjesa e dytë e telenovelës së shkruar nga Zajko për shqiptarët dele se, me miratimin e referendumit do hapen dyert e europës dhe do të ketë perspektivë dhe një jetë më të mirë për të gjithë, edhe pse një ditë në Bruksel nuk do të përfaqësohemi me identitetin dhe gjuhën shqipe por si qytetarë maqedonca.

Subjektet politike shqiptare me qëndrimin e fundit dështuan përfundimisht në përpëlitjet e tyre për gjoja në mbrojtje të çështjes shqiptare në FYROM.
Me daljen pro referendumit ata pranojnë nënshtrimin dhe skllavërinë e re që do të aprovohet së shpejti në kushtetutën e vendit e cila do të rikomfirmojë dhe njëherë pozicionin dhe supremacinë sllave në kushtetutë si komb i vetëm shtetformues në këtë
vend multietnik.StrugaLajm

Qëndrimet e një servilizmit të paparë po i shpien subjektet tona politike drejt tradhëtisë kombëtare.
Me pranimin e marrëveshjes së Prespës ata do të nënshkruajnë aktin e vasalitetit ndaj qeverisë së
Zajkos si veprën më të ndyrë ndaj kombit si “peshqeshin më të rëndë në histori nga djemtë e saj plëngëprishës”.
Marrëveshja e Prespës nuk njeh komb dhe gjuhë tjetër zyrtare veç sllavëve dhe sllavishtes së Zajkos
e cila duke marrë aminin e subjekteve politike shqiptare do të mbyll çështjen tonë të statusit dhe gjuhës shqipe si problem, për shumë vite apo dekada.

Ky qëndrim luajal “lepe -peqe” ndaj qeverisë së kryeministrit Zajko, për çështje kapitale siç është e ardhmja së kombit, përbën aktin e lartë të tradhëtisë kombëtare nga ana e subjekteve politike shqiptare .
Kjo është hera e fundit e këtyre faqezinjëve që dalin para popullit për t’i bindur ata të bëjnë vetëvrasje kolektive, sepse me aktin e miratimit të marrëveshjes së Prespës në ndryshimet kushtetuese nuk do të njihet kombi dhe gjuha shqipe por vetëm ai sllavo-maqedon .StrugaLajm

Shantazhi dhe presioni që po usbtrojnë mbi subjektet politike shqiptare disa qarqeve antishqiptare nga Brukseli dhe më gjerë, për të pranuar marrëveshjen e Prespës, si nënshtrim të shqiptarëve me kartën e gogolit rus si pretekst i mjaftueshëm për gjoja të destabilizimit të vendit nëse nuk kalon referendumi, është i kordinuar edhe me qarqet gereko-sllave, ka për qëllim zhbërjen e identitetit shqiptar.
Një qëndrim racist i llojit të vetë pas atij të shkekullit të kaluar.
Ata kanë luajtur me dy standarte në ballkan duke pranuar për serbët me afro pesë përqind në Kosovë status të barabartë me shqiptarët e Kosovës, ndërsa në FYROM edhe pse shqiptarët përbëjnë afro 40% të popullsisë së vendit sugjerojnë bashkësi etnike të 20%.

Me këtë qëndrim antishqiptar ata kërkojnë të na fshijnë si komb, si identitet dhe si gjuhë nga këto troje. Faktet janë evidente dhe askush nuk duhet të kursehet nga kritika qofshin këta “miqtë” europianë apo jo që na këshillojnë skllavërinë moderne si model .
Ja ky është komploti i dytë antishqiptar pas MO, nga disa qarqe prosllave nga gjiri i Europës plakë kundër shqiptarëve në FYROM, të cilët nuk heqin dorë akoma nga mentalitetet e vjetra dhe nga qëndrimet shoviniste të zhbërjes dhe zhdukjes së shqiptarëve nga trojet e veta etnike.

Medai Shaholli

In : Aktuale

Loading...
loading...