Detaje për “Autostradën e Paqes” Prishtinë-Nish, kur do të fillojnë punimet dhe sa është kostoja e saj

Një delegacion nga Korporata Ndërkombëtare e Financave të Zhvillimit (DFC) ka vizutuar mbrëmë Prishtinën, për të udhëtuar më pas zyrtarisht në Beograd. Një nga pikat kryesore të negociatave ka qenë ndërtimi i një “autostrade paqeje” që lidh Serbinë dhe Kosovën.

Punimet për autostradën nga Nishi në Prishtinë pritet të fillojnë deri në fund të vitit. Së pari është planifikuar ndërtimi i itinerarit Nish – Merdare, 77 kilometra i gjatë. Fillimi i punimeve i referohet pjesës së autostradës nga Nishi në Plocnik, e gjatë 33 kilometra.

Sipas mediave serbe kostoja e kësaj pjese do të jetë 250 milionë euro. Më pas do të jetë vazhdimi i autostradës nga Plocniku në Merdare prej 44 kilometrash e cila pritet të kushtojë 570 milionë euro.StrugaLajm

Ministrja serbe, Zorana Mihajlovic ka thënë se në takimin e sotëm do të diskutohet që autostrada që do të lidh Nishin me Prishtinën të jetë me katër korsi.StrugaLajm

Sipas ministres serbe, ndërtimi i autostradës deri në Prishtinë do të ketë kosto deri në 750 milionë euro.

Edhe në takimin e djeshëm në Prishtinë është konfirmuar se punimet për këtë autostradë do të nisin shumë shpejt dhe janë zotuar mjetet financiare për këtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...