Dhëndërit të Strugës/Shkodran Mystafit të Levantes hajdutët i shkaktojnë 1 milion euro dëme

Përvojë e hidhur për futbollistin shqiptar të Levantes, Shkodran Mustafi. 30-vjeçarit i cili është nga Gostivari i cili para disa viteve lidh kurorë me manekenen strugane që jeton në Zvicër i kanë grabitur banesën të dielën ndërsa ishte duke fjetur.

Hajdutët mundën të hynin pa u vënë re në rezidencën e tij në Betera, rreth njëzet kilometra larg Valencias, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Llogaritet që hajdutët kanë mundur të marrin rreth para dhe sende të çmuara me vlerë rreth një milion euro.

StrugaLajm

Mustafi këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat. Klubi i tij zë vendin e parafundit në La Liga.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...