Diaspora shqiptaro – amerikane me porosi për Ziadin Selën

Diaspora shqiptaro –amerikane së fundi i ka dhënë përkrahje të gjerë liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, por ka rikujtuar ate që të jetë i kujdesshëm në këtë situatë të vendimeve të rëndësishme. Ky mesazh në mënyrë indirekte vjen edhe si sugjerim i marrë nga personalitete të administratës amerikane, por edhe nga lobistë shqiptarë, ndër të cilët është ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane.

“Sela duhet të ketë kujdes me vendimet e tij. Duhet shfaqur seriozitet maksimal në vendimmarrje politike. Qeveria e re duhet të përkrahet, sidomos gatishmëria e liderit socialdemokrat për një perceptim të ri për ndryshim në raport me çështjet shqiptare. Prania në Qeveri do të ishte e rëndësishme, duke mos e lënë të vetme dhe ekskluzivitetin partisë BDI, e cila ishte partnere qeverisëse gati për 10 vite me Nikolla Gruevski. Prania edhe e Besës në Qeveri do të ishte shumë e dobishme, sepse në këtë proces do të ndahej përgjegjësia dhe do të dilte në sipërfaqe fryma e re politike reformuese në kuadër të institucioneve. Kjo do të rriste edhe konkurrencën partiake, e cila do të hap dyert për figura të afta dhe të dëshmuara”, theksoi për INA, një lobist shqiptar nga shoqatat shqiptaro – amerikane.StrugaLajm

Ai thotë se sugjerimi edhe i personaliteteve të administratës amerikane gjatë dëshmisë së fundit në Kongresin Amerikan ka qenë që të krijohet një unifikim politik për rikthyer shpresën në Maqedoni dhe për të nisur reformat për çlirimin e institucioneve nga pushteti i deritanishëm. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...