DIFERENCIMI (PARTIAK) I SHQIPTARËVE

Shkëlzen Halimi

Në periudhën komuniste, sidomos pas demonstrative të vitit 1981 në Kosovë, shqiptarët në hapësirat e ish Jugosllavisë, në veçanti ata në Maqedoni, iu nënshtruar një procesi të dhimbshëm, që njihej si proces i diferencimit. Ky diferencim kishte për qëllim të ndajë shqiptarët e ndershëm (që pajtoheshin me ideologjinë e partisë komuniste jugosllave) nga ata të pandershëm (pra që nuk pajtoheshin me partinë komuniste). Këta të fundit jo vetëm që e pësuan rëndë, por u detyruan që shpëtimin ta gjejnë në shtetet e Perëndimit.
Fatkeqësisht, shqiptarët akoma përballen me diferencimin, por tani ekzekutues të këtij procesi janë vetë shqiptarët. Logjika e kobshme “nuk je me ne, mbetesh pa punë”, jo vetëm që ka thelluar ndasitë ndërshqiptare, por ka shkaktuar ikjen masive të të rinjve, ku tjetër, pos në Perëndim. Shqiptarët u ndanë nga komunizmi, por jo edhe nga metodat primitive të atij regjimi. Shembulli i këtij konstatimi është procesi i diferencimit që vazhdon të shkaktojë trauma të shumta. Fuqia e librezës partiake si në kohën e komunizmit, si tani, është vendimtare për të ëndërruar një perspektivë, qoftë edhe të zbehtë…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...