Struga qendër e diplomacisë më 15-16 qershor

Forumi i Prespës për dialog 2023 (PFD2023) do të mbahet më 15 dhe 16 qeshor në Strugë. Forumi vjetor, siç paralajmërojnë organizatorët, ka rëndësi të veçantë për shtetin dhe rajonin, duke pasur parasysh se më 17 qershor shënohet përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“PFD2023 do të mbahet në kohën e shënuar nga agresioni i paparë, i pashkaktuar dhe johuman ushtarak, që e zhvillon Rusia kundër Ukrainës, por edhe gjatë Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, me çka kemi ndërmarrë përgjegjësi të madh dhe vendoshmëri që të angazhohemi plotësisht në mbrojtjen e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së dhe në promovimin e dialogur dhe bashkëpunimit”, theksohet në komunikatën paralajmëruese.

Programi i Forumit do të përfshijë, mes tjerash bisedime për çështjet politike dhe të sigurisë rajonale dhe evropiane, eurpintegrimet e shtetit të Ballkanit Perëndimor, perspektivat për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, luftën kundër korrupsionit etj.StrugaLajm

“PFD2023 do të ofrojë edhe një herë një platformë për diskutim dhe do të mbledhë në një vend përfaqësues të rangut të lartë vendas dhe ndërkombëtar, diplomatë, figura të shquara nga komuniteti akademik dhe i biznesit, shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave rinore, të cilët do të kenë një mundësi të shkëlqyer që personalisht ndajnë analizat, mendimet dhe idetë e tyre për një gamë të gjerë temash rajonale dhe ndërkombëtare”, theksojnë organizatorët e Forumit të Prespës për dialog 2023.

In : Aktuale

Loading...
loading...