Digjet shtëpia e një kandidati për kryetar komune, ja emri i tij

Është djegur shtëpia e një kandidati dhe ish-ministri në Shkup. Flakët kanë kapluar shtëpinë rreth orës 9, me ç’rast kanë përfshirë kulmin dhe katin e epërm të shtëpisë. Bëhet fjalë për shtëpinë e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për kryetar në komunën Gjorçe Petrov dhe ish ministër i transportiy, Vllado Misajllovski, shkruan Gazeta Lajm. Shtëpia gjendet në rrugën Boris Sarafov në Gjorçe Petrov, kurse pranë saj është objekti i furrës familjare. Tani për tani nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

“Në ora 9 e 15 minuta morëm një thirrje dhe menjëherë intervenuam me shtaë automjete. Është përfshirë konstruksioni i kulmit dhe kati i epërm. Është intervenuar me kohë dhe është penguar përhapja e zjarrit. Ende nuk e dimë se cilat janë shkaqet për zjarrin. Ekipet e MPB-së duhet të dalin dhe të zhvillojnë hetime”, thotë Zvonko Tomeski, komandant i brigadës zjarrëfikëse në Shkup.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...