Dikush ta ndalojë maskaradën që po i bëhet shqipes!

Nga Jonida Hitoveizi

Nuk e di sesi arritëm deri aty sa në tekste e letërsi të shkruajmë një emër njeriu si ” Gary-t, po po ishte kafja e Gary-t, Michaeli-t i doli shkuma”. Një dhunim i gjuhës e shqisave me të cilat dreqi ta hajë na mësoi shqipja standarde. Dikush duhet ta ndalojë këtë maskaradë edhe pse e di, që shumë do më quajnë mua të paditur e të pakulturar sa duhet nga shkruesit modernë, se emri duhet lënë në gjuhën origjnale se është emër njeriu etj. E kam dëgjuar shpesh këtë, por ata gjuhëtarët e 72-shit nuk ishin budallenj ma do mendja. Kaq idiot të kenë qenë vallë?!E sigurt se më shumë se të gjithë ne që ju nënshtruam kësaj idiotësie dinin. Dhe rregulli vlen edhe për gjuhë si kinezishtja, rusishtja, gjuhët sllave, hindisht etj që nuk ua lë dot emrin origjinal se e para jo çdokush mundet të dijë gjuhët përkatëse dhe së dyti edhe ky lakimi Gary-t e Anna-s është një gjymtim edhe më i rëndë se po ta shkruash Gerit apo Anës. Ashtu siç të gjithë shkruani NiÇE jo Nietzche. Plus jo çdokush mund të dijë një X gjuhë e për pasojë do e mësojë ta thotë emrin gabim, pra gerin do e quaj GARY dhe ka të drjetë të thotë Michael jo Majkëll, Путин e jo PUTIN. Me t’u shpif leximi, sikur pak halle ka libri, po edhe këto gjymtime gjuhësore ka mangët./dritare.netStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...