Dimitrievski : Maqedonia “u bë Meke dhe Medinë” për bastore dhe kazino

Arsyeja e dobësimit të qeverisë paraprake ishte presioni që i bënte BDI-ja LSDM-së tha kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski në Daily Click. Sipas tij, asnjëherë nuk duhet të lejohet që një parti politike t’i bëjë presion dhe shantazhe partnerit më të madh.

“Ne në ZNAM asnjëherë nuk do të lejojmë më në historinë e Maqedonisë dikush të shantazhojë partnerin më të madh. Në bazë të asaj të sillen vendime të dëmshme për funksionimin e shtetit të Maqedonisë, popullin maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Pikërisht një nga ato kushtet paraprake ishte gjendja nga marrdhëniet BDI dhe LSDM prej të cilave erdhëm deri në atë nivel të korrupsionit, qeverisje kokë në vete, incidente të izoluara, incidente të pa sanksionuara”, tha Dimitrievski.StrugaLajm

Dimitrievski paralajmëron reforma dhe depolitizim të administratës, si dhe ulje të çmimeve noteriale. Sa i përket lojërave të fatit, është i mendimit se të njëjtat duhet të ekzistojnë por jashtë vendeve urbane.

“Maqedonia “u bë Meke dhe Medine” për baste dhe kazino e kështu me radhë. Kjo nuk është e kontestueshme, duhet të jenë veçanërisht afër vendkalimeve kufitare por ky biznes të orientohet drejt njerëzve të cilët vijnë apo kalojnë nëpër Maqedoni. Lojërat e fatit ekzistojnë gjithkund në botë, duhet të ekzistojnë edhe tek ne por të largohen jashtë qyteteve, pra jashtë vendeve urbane”, deklaroi Dimitrievski.

Dimitrievski paralajmëron se të gjithë punonjësit që marrin paga dhe nuk shkojnë në punë, do të largohen nga puna.

In : Aktuale

Loading...
loading...