Dimoski :Në Strugë 5 objekte hotelierike nuk i kanë respektuar masat për mbrojtje nga Covid-19

Pesë prej tetë objekteve të kontrolluara hotelierike në Strugë nuk i kanë respektuar dispozitat për distancë të obligueshme midis tavolinave dhe praninë deri në katër persona në një tavolinë, kanë përcaktuar gjatë kontrollit të djeshëm inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe nëpunësit policorë.

Stefan Dimoski zëdhënës i policisë theksoi se uniformat blu do të vazhdojë me aktivitetet e veta me qëllim të zbatimit konsekuent të masave për mbrojtje dhe parandalim nga përhapja e koronavirusit dhe respektimin e protokolleve të sigurisë në objekte hotelierike.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...