Dimoski:Vrasja në Strugë po hetohet akoma nuk kemi të dyshuar!

Stefan Dimoski,zëdhënës i SPB-së në Ohër për Strugalajm.com konfirmon se policia po heton incidentin e armatosur ku mbeti i vrarë D.B nga Veleshta e Strugës .Dimoski shton se aktualisht policia dhe organet e tjera kanë shtuar aktivitetet operative në funksion të kapjes së autorit.”Deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar sepse akoma jemi në procesin e grumbullimit të të dhënave por pas këtij procesi do të dilet me një raport më të detajuar.Në momentin e parë që do të kemi një pasqyrë më të plotë do të merren masa edhe për arrestimin e autorit ose autorëve të kësaj ngjarje”përfundon Dimoski.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...