BLENDI PETROL
Aktuale

DISKRIMINIMI I SHQIPTARËVE NË EKONOMI

Derisa në Maqedoninë Qëndrore dhe Lindore u ndërtuan fabrika të panumërta, në ate Perëndimore vetëm tash së fundi filloi ndërtimi i atyre amerikane por jo me kontributin e këtyre partive. A ju kujtohet kur në Shkup erdhi funkcionerja e lartë amerikane dhe pasi e pa gjendjen e mjerueshme të shqiptareve, botërisht deklaroi se në regjionet shqiptare do të investon biznesi amerikan në ndërtimin e fabrikave Kështu ndodhi me fabrikat, si duket ende të papërfunduara tërësisht në Tetovë dhe Gostivar, por me pjesën dërmuese të të punësuarve maqedonë kurse një fabrikë e ndërtuar në Strugë nga biznisi gjerman me mbi 200 të punësuar krejt maqedonë të Ohrit pa asnjë shqip[tar dhe një në Kërcovë për të cilën më vie keq që nuk kam informacione për strukturën etnike të të punësuarëve, megjithqë edhe aty nuk bësoj se ka numër të dëshiruar të shqiptarëve të punësuar. Kam këtu parasysh edhe “arsyet” e paarsyeshme të deklaruara nga Ali Ahmeti vite më parë “se shqiptarët kishin qenë të pakualifikuar profesionalisht”, thuaj se maqedonët kishin pas ku me dijt cfar kualifikimesh, kur dihet se gjatë ndërtimit të fabrikave ata që punësohen, paraprakisht dërgohen në përgaditje kualifikuese për disa muajë. Pra një nga variantet të rëndësishme do të ishin investimet e programuara nga vet shteti, por kjo nuk e ndalon kursesi edhe variantën e investimeve me angazhimin edhe të forcave tjera.
Prandaj lidhur me investimet ne regjionet me shumicë shqiptare, e domosdoshme do të ishte të angazhohet i tërë faktori shqiptar, si ata në udhëheqet bashkiake njashtu edhe Oda Ekonomike e Shqiptarëve të Maqedonisë, përfshir ministrin e ekonomisë që është shqiptar si dhe ate të diasporës që gjthashtu është shqiptar i cili edhe në disa debate televizive është deklaruar se do të jet i gatshëem për cfardo angazhimi që do të bëhet duke qenë i gatshëm të kontakton me diasporën për të investuar. Kjo don punë dhe angazhim me u djersuar këmbë e krye, e jo vetëm me fjalë. Këte kategori të udhëheqësve ndër faktorin shqiptar vështirë se mund t a gjejsh, vecanërisht nga faktori udhëheqës shqiptar aktual i zgjedhur. Jo se nuk dijnë, por janë të painteresuar të angazhohen dhe të marrin përgjegjësi mbi vehte. Kjo kategori egzistuese e faktorit shqiptar mendon t i ketë vetëm të gatshme. Angazhimi i faktorit shqiptar kishte për të dhënë rezulltate të dukshme, aq më tepër pasi egziston mundësia të thithen investime nga biznisi i brendshëm shqiptar, bizniset shqiptare të Shqipërisë dhe ata të Kosovës. Biznisi i Shqipërisë vec ka filluar t i lëshon rrënjet e veta.
Prandaj, kërkesa kryesore e elektoratit shqiptar duhet të jet, cfar programi ekonomik ka elaboruar dhe programuar kandidati që propozohet për deputet apo kryetar të bashkisë, dhe të bindet elektorati se ky program ekonomik duhet të realizohet. Pra, ka kaluar koha kur elektoratit i është premtuar vetëm mbushja e gropave rrugore.
Në vazhdën e të gjitha këtyre, qenësore do të jet garantimi i biznismenëve shqiptar se biznisi i tyre nuk do të diskriminohet jo vetëm gjatë marrjes së licencave për hapjen e biznisit por, edhe garancioni se të as gjatë kohës së afarizmit, pavarësisht se cila parti vie në pushtet, nuk mund të kenë mundësi t a diskriminojnë biznisin në baza etnike sic ka ndodh gjer më tani.
E rëndësisë vitale për zhvillimin ekonomik do të ishte edhe decentralizimi i buxhetit të shtetit nga qendra nëpër bashki. Këto cështje dhe këto variante të zhvillimit ekonomik i kam theksuar për të satën herë deri më tash, megjithate, konsideroj se kurgjë nuk është e dëmshme pse të shumtat e këtyre të dhënave përsëriten. Në vazhdimin tjetër – Insrumentet e domosdoshme për mbrojtjen e biznisit shqiptar nga diskriminimi etnik.
Avokat Zaim Istrefi

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button