Incidenti i armatosur në Reçicë, sot varroset Naip Rexhepi në Kumanovë
Sot në orët e paraditës nga spitali i Tetovës është marë kufoma e Naip Rexhepit i cili vra mbrëmë në incidentin e armatosur në Reçic të Vogël.
Kufoma u dërgua në Kumanov dhe në fshatin Bellanoc pritet të bëhet edhe varimi.
Përndryshe policia ka kapur katër persona që kanë lidhje me përleshjen e armatosur në Reçicë të Vogël, mes të cilëve edhe vëllanë e Naipit të vrarë, Sabri Rexhepin. Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se dje rreth orës 18 e 20 në fshatin Reçicë të Vogël, ka pasur përleshje të armatosur.
Policia në buletinin e saj ka shënuar se nga përleshja ka pësuar një viktimë, Naip Rexhepi nga fshati Bellanocë ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Njëri nga Çerkezi dhe tjetri nga Bellanoca.
Në vendin e ngjarjes policia njofton se ka gjetur një sasi të konsiderueshme gëzhojash të plumbit por edhe shkop bejsbolli.
Nga burime brenda familjes morrëm vesh se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varezat e qytetit të Kumanovës.