Dita e Liqenit të Ohrit,iniciativë në Parlamentin e Maqedonisë

Iniciativa qytetare “Front 21 dhe 42” e cila punon në drejtimin e ruajtjes dhe zhvillimit të pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, respektivisht Liqenit dhe qytetit të Ohrit sot, para Ministrit për Mbrojtje dhe Planifikimit Hapësinor, Sadullah Duraku, kryeparlamentarit Talat Xhaferi, kryetares së Komisionit për Kulturë, Irena Cvetkovska dhe përfaqësueses së grupit joformal të deputetëve “Miqtë e UNESCO-s, Maja Moraçanin dorëzuan kërkesën e 7 mijë qytetarëve prej dhjetëra qyteteve të Maqedonisë për rruajtjen e pasurisë dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore të kësaj pjese, zbatimin e memoratiumit për zhvillim të saj dhe zbatimin e  ligjit të UNESCO-s për konzervim, njofton Portalb.mk.

Kjo u bë sot për shkak të 21 qershorit, Dita e Liqenit të Ohrit.

“Ne kemi punuar shumë që të pengojmë shumë projekte të cilat duhej të zhvilloheshin në këtë rajon dhe të cilat do të ndryshonin apo shkatërronin pamjen origjinale të qytetit dhe liqenit të Ohrit. Portë gjitha këto përpjekje tona hasën në vesh të shurdhër dhe prandaj ne jemi sot këtu, në institucionin e popullit, para deputetëve që të sjellim 7 mijë letrat e qytetarëve për mbrojtjen, zhvillimin  e memoratiumit të UNESCO-s dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e tij”, tha Aleksandra nga “Front 21 dhe 42”.

Ndërsa, kjo iniciativë është përkrahur edhe nga grupi joformal i deputetëve të Maqedonisë, pjesë e së cilit janë  Timisllav Tuntev, Afrim Gashi dhe Maja Moraçanin, të cilët përkrahën organizatës në fjalë ngaqë janë për rruajtjen dhe zhvillimin e pasurive natyrore dhe kulturore të Maqedonisë.

“Grupi joformal i deputetëve e ka përkrahur këtë iniciativë sepse jemi për rruajtjen dhe zhvillimin e vlerës universale të Liqenit të Ohrit. UNESCO paraqitet pikërisht me konservimin e pasurive natyrore, mirëpo ato vlerësojnë se nëse nuk bëhen hapat e nevojshëm, dhe nëse ne nuk i bëjmë nuk do të mund të jemi partner të tyre. Qytetarët folën, është një dhe e vyeshëm, ta ruajmë pasurinë e Liqenit të Ohrit”, tha Moraçanin.

Ndërsa edhe kryetarja e Komisionit për Kulturë, Irena Cvetkovska shprehu përkrahjen dhe përkushtimin e këtij komisioni për sa i përket kësaj problematike.

“E vetmja gjë që njihet në Maqedoni është qyteti i Ohrit. 80 ekspertët e UNESCO-s e vendosen në grupin e pasurive natyrore. Nuk ekziston dëshmi bizantine në të cilën nuk qarkullon pjesa e qytetit të Ohrit. Dhe prandaj gjithçka që është ndërtuar pas asaj periudhe dhe që paraqet beton duhet të largohet. Komisioni për Kulturë bashkërisht me deputetët dhe në bashkëpunim me OJQ-të, me drejtorinë e menaxhimit me objektet kulturore dhe pushteti lokal, të kontribuojmë në kthimin dhe mbrojtjen e pasurisë së Ohrit dhe Liqenit të Ohrit”, tha Cvetkovski.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes dhe Planifikimit Hapësinor, Sadullah Duraku u shpreh se në kuadër të kësaj inciative do të mundohet të forcojë marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë dhe Greqinë për zhvillim të biodiversitetit.

“Në vitin 1979 është shënuar në UNESCO si trashëgimi natyrore kurse  pjesa tjetër e qytetit në vitin 1980 trashëgimi kulturore. Emrin i nominimit trashëgimi natyrore dhe kulturore e qytetit të Ohrit i njëjti  në vitin2006 është pranuar. Ohri është një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit biodiverziv në Evropë. Ai ka treguar se ministria e mbrojtjes dhe planifikimit hapësinor ka zhvilluar edhe marrëveshje bilaterale për mbrojtjen e ujërave në rajonin e  Ohrit dhe Prespës. Bëhet përpjekje që të ruhen dhe përforcohen marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për ruajtjen e biodiversitetit”, tha Duraku

Ndërsa Xhaferi u shpreh se “ dyert e Kuvendit janë hapur që ti shërbejmë Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, si ndaj organizatave por edhe ndaj mediave. Besoj se iniciativa do të kontribuoj edhe në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e pasurisë dhe trashëgimisë së Ohrit. Ne do të përkrahim çdo iniciativë që ka për qëllim rruajtjen e mbrojtjes së pasurisë natyrore”.

Që të gjithë u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin ndërmjet OJQ-ve, mediat dhe Kuvendit.

In : Aktuale

Loading...
loading...







©