Dita e veçantë për Menduh Thaçin?!

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nga sot është një ditë më i moshuar, pasi që dje gëzoi ditëlindjen e 53-të. Thaçi vazhdon të jetë një nga liderët politik të opozitës, por së fundi duke qenë më pak i ekspozuar nëpër media, informon INA.

53 vjeçari nga Tetova nga fillet e pluralizmit ka qenë pjesë e skenës politike në Maqedoni, duke qenë fillimisht në PPD, më pas fraksionin e krijuar PPDSH dhe në fund nënkryetar i PDSH-së të udhëhequr nga Arbër Xhaferi. Në vitin 2008, Thaçi mori drejtimin e PDSH-së.

Menduh Thaçi ka lindur më 03.03.1965 në Tetovë. I diplomuar ne Fakultetit Dega e Stomatologjisë pranë Universitetit të Prishtinës, kthehet në vendlindje dhe fillon aktivitetin politik.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...