Ditë e madhe për shqiptarët: Sot filloi zyrtarisht mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkollat fillore të Turqisë

Dy gjuhët, e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke
filluar nga klasat e pesta.

Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me
kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit
në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit të Turqisë.

Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve
mësimore.
Pas punimeve të plan-programit sot zyrtarisht u mbajt ora e lëndës shqipe në një shkollë
fillore në Izmir të Turqisë.
Përmes një postimi në facebook, Drejtori i Qendrës Kulturore të Diasporës së Kosovës në
Stamboll, z. Kamil Bitiş njoftoi se sot zyrtarisht ka filluar mësimi i lëndës së gjuhës shqipe
në shkollat fillore të Turqisë.StrugaLajm

Ja postimi i plot i Bitiş-it:
“DITË E RËNDËSISHME PËR SHQIPTARËT NË TURQI.
TÜRKİYE’DEKİ ARNAVUTLAR İÇİN ÖNEMLİ GÜN.
Sot filloi mësimi i gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore të Turqisë. Për të
dhënë mësimin e parë (si mysafir) në İzmir i kam bërë rreth 600 km dhe kam shkuar në
İzmir pasi e dhashë mësimin e parë pa pushuar fare menjëherë u nisa për në Stamboll ku
do t’i bëjë edhe 600 km për kthim.
Por besoj se ia vlen ky mundim që ta kam nderin në këtë dite të rëndësishëm ku jam i pari
që dhashë mësimin e pare te gjuhës së bukur shqipe.
Njeriu një punë kur e bën me dëshirë nuk po ndieka lodhje. Këtë sot e përjetova. Një fjalë
thotë “nuk tregohet por jetohet”.
Me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e shoqatës “Shoqata Kulturore Shqiptare në
Turgutlu” z. Mehmet Yenir (Petrovci) me kryesine për mbështetjen në këtë
drejtim” /Gazetaere.com/

In : Aktuale

Loading...
loading...