DITURIA ËSHTË ARDHMËRIA!

Muhamed Borova

Hapërojmë kah ardhmëria, jetojmë në shpresa,besojmë në realizimin e ëndrave. Në festat e alfabetit të moshuarit orvaten ti ringjallin gjërat e mira nga e kaluara dhe si porosi etike ti bartin te gjeneratat e reja. Në festat e nëntorit ringjallen kujtimet nga e kaluara, si rezistenca kundër, opskurantizmit si pengesa kryesore për arsimin në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet shoqërore Dituria është arti kulminant i një populli , që jetës i jep përsosmëri ,sipas pritjeve individuale.Sipas Frensis Bekonit “dituria është fuqi”(scientia potestas est), por dituria është edhe diçka më tepër, dituria është ardhmëri.Ardhmëria me prosperitet është kompromis midis diturisë të vërtet dhe mundësive që i ofron shoqëria. Me mashtrime dhe injorancë fitohet lumturia e jashtme, hedonizmi senzual, me dituri dhe nder fitohet lumturia e brendshme ,freskia shpirtërore.Përmes alfabetit civilizohet urtësia etnike, civilizohet ideali qytetar që gjërat jetike të kultivohen deri në amshim. Dituria i hap rrugët e prosperitetit, kurse në atë rrugë duhet të ecë secili vetë.Kush i largohet diturisë, i largohet jetës. Sa e ka vlerën dituria e një kombi aq e ka vlerën edhe vetë kombi.Suksesi është kur individi e ka fituar nivelin e dëshiruar të diturisë, kurse lumturia është kur individi e ka fituar atë që e ka dëshiruar.Secili do të kishte pranuar të jetoj në errësirë me një popull të arsimuar, se sa në dritën e diellit me një popull të paarsimuar. Tre gjëra njerëzit i bashkojnë: dituria, dashuria dhe interesi. Shkencëtarët dhe të arsimuarit i bashkon dituria, bashkëshortët dhe miqët i bashkon dashuria, politikanët dhe tregëtarët i bashkon interesi.Bashkimi më i fortë është përmes forcës së diturisë dhe dashurisë.
Gëzuar festat e nëntorit!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...