Doktrina e pushtetit në Strugë

Bledi Elmazi

Doktrina e pushtetit në Strugë në 12 vitet e fundit, ka krijuar një sistem koherent mos-zhvillimi të inciativës individuale, mbi këtë ka përfytyruar projektime iluzinoare mbi realitetin duke mos pranuar pasigurinë, pra dialektikën e logjikuar, por jeton dhe vihet në marrëdhënie me tjetrin dhe me botën që e rrethon vetëm nëpërmjet filtrit të dyshimit dhe të mosbesimit, sepse mbrojtjet e saj psikike (thelbësore për të ruajtur një imazh të idealizuar të vetvetes, qoftë dhe ky edhe i deformuar) e pengojnë të ballafaqohet me pikëpamjet e tjera, të pranojë një nivel besimi dhe të pranojë hipoteza, parashikime dhe projektime për të ardhmen.

Mekanizmat e tij mbrojtës janë: mohimi, që largon çdo përgjegjësi dhe ndërgjegjësim; dhe pasqyrimi që ju vesh të tjerëve shkaqet e dështimeve dhe frustimeve. Ndërsa nga njëra anë kemi në pavetëdije një perceptim të dështimit vetjak dhe politik, i cili është i papranueshëm në mënyrë racionale, nga ana tjetër kemi një ndërhyrje patologjike kompensuese për të përballuar ndjesinë e pafuqisë dhe të zhgënjimit.StrugaLajm

Kjo frymë mendimi ka sjellë ravijëzimin e një politike shqiptare të orientuar gjithmon majtas, pa ide zhvillimi, dhe të pafuqishme në përballje me të tjerët, akoma më i dhimbshëm është fakti i ekzistencës së një vetëdije të sipërfaqshme kombtare të shqiptarëve. Megjithatë, mendimi politik dhe intelektual i pushtetit e ka artikuluar dhe propaganduar këtë si “integritet të përgjithshëm intelektual”, duke vepruar dëmshëm mbi psikologjinë kolektive të shqiptarëve nëpërmjet edukimit, arsimit, dhe formimit, duke i orientuar ata në një “pseudokomunitet paranojak”, domethënë një sistem imagjinar brenda të cilit qëndron e vërteta dhe drejtësia, ndërsa jashtë tij mbizotëron moskuptimsia dhe gabimi”.StrugaLajm

Se për pak harrova, për tu bërë udhëheqës brenda pseudo-komunitetit, duhet të dalësh përpara turmave, skema është e qartë: turmë e çorientuar, një udhëheqës, dhe njerëz që shkulin flokët për të! Edhe kini parasysh që nuk ka rëndësi realiteti apo realizueshmëria dhe puna që do të jepet për gjërat që do të thuen aty!.


Loading...
loading...