“Struga”u modernizua nga MEPSO

MEPSO kreu rivitalizim të pajisjes të tensionit të lartë në 110/h kilovatësh të trafostacionit “Struga” dhe me atë e rriti nivelin e besueshmërisë dhe sigurisë në furnizimin me energji elektrike cilësore në rajonin e Strugës për sezonin e ardhshëm dimëror, informon kompania.

Personat e tyre profesional në periudhën prej 18 shtator e deri në 12 tetor kanë kryer ndryshime në transferim të cilët ishin në eksploatim tridhjetë vite.

“Janë montuar dy transferime me çfarë është rritur besueshmëria e sistemit elektro-shpërndarës dhe me atë për sezonin e ardhshëm të ngrohjes është reduktuar në minimum rreziku nga ndërprerjet dhe defektet. Njëherit me të reja janë zëvendësuar edhe gjashtë trafostacione të tensionit matës në impiantin, ndërsa janë kryer edhe punë ndërtimore në fushat ku është vendosur pajisja primare. Në procesin e rivitalizimit të pajisjes në këtë trafostacion MEPSO investoi rreth 100.000 euro”, saktësojnë nga MEPSO.StrugaLajm

Rivitalizimi i pajisjes së tensionit të lartë në trafostacionin “Struga” është pjesë e aktiviteteve vijuese për modernizimin e impianteve nga rrjeti shpërndarës. Për këtë proces MEPSO vitin e kaluar në tetor furnizoi pajisje të tensionit të lartë në vlerë prej 1,87 milionë euro që është pjesë e huasë nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

In : Aktuale

Loading...
loading...