Aktuale

Doli kombndriçuesi Zijadin Sela

Krrokamat e fundit të korbave dhe laraskave ugurzeza në vetë kupolën e tempullit të përgjakut u panë e dëgjuan publikisht. Gjaku shqiptar ishte tagri rrënqethës dhe ethepritës për fatin e heroit Zijadin Sela. Në ShBA dhe në botën normale besoj, kur ndodh ndonjë krim i përgjakur në tempull të Zotit(kisha apo çfarëdoqofshin ato), ato tempuj mbyllen së funksionuari më.

Duke i uruar shëndet dhe rikthim në detin e turbullt të çështjes shqiptare, ballafaquar me veprime të koordinuara egërsirash dhe bishash me urdhëra kierarkik shtetërorë që çështja shqiptare të zhbëhet.
Të ashtuquajturit „shpëtimtarë“ të FYROM-it , president marionet dhe ish-kryeministër i sëmurë patologjik nga sindromi antishqiptar nuk e pritën fundin e dëshiruar që kishin planifikuar në teatrin makabër politik.
Kurbani i paracaktuar për rolin e viktimës , kryeprotagonisti zemërluani-mendjendritur dhe shpirthyjnori Zijadin Sela rrezistoi dhe triumfoi mbi ligësirat e tajgave dhe stepave gjakpirëse, duke dritëruar bindje dhe shpresë se Ilirida ka Zot dhe duke paralajmëruar Diell dhe qiell shqiptar mbi trojet e pushtuara shqiptare dhe mbi popullin e pambrojtur shqiptar nën FYROM.
Kur xhelatët dhe bishat menduan se Viktima mori fund, dolën djem nënash shqiptare që rrezikuan karrierë dhe familje dhe e morën në mbrojtje Liderin që pranoi edhe të vdesë për lirinë e popullit të vetë. Ky është udhëheqësi i shumëpritur ndër shqiptarët e Iliridës që ngrihet si Feniks mbi varrtarët e FYROM-it.
Në 27 prill në tempullin e legjislaturës-Kuvend, vdiq Fyromi.
Krrokamat e fundit të korbave dhe laraskave ugurzeza në vetë kupolën e tempullit të përgjakut u panë e dëgjuan publikisht. Gjaku shqiptar ishte tagri rrënqethës dhe ethepritës për fatin e heroit Zijadin Sela.
Në ShBA dhe në botën normale besoj, kur ndodh ndonjë krim i përgjakur në tempull të Zotit(kisha apo çfarëdoqofshin ato), ato tempuj mbyllen së funksionuari më.
Kjo duhet të ndodhë edhe me tempullin e ligjshmërisë(Kuvendin), dhe se thirrjet dhe ftesat për t’u rikthyer Zijadini dhe shqiptarët tjerë deputetë në arenën e përgjakur jo nga gladiatorë por nga horrat e sojit më të ligë të kafshëve të papërsosura.
Ai që ka kod moral e kombëtar duhet të veprojë Shqipërisht: të deklarojnë Parlament shqiptar në Shkupin shqiptar, të ofrojnë minimum konfederatë dhe duke shpallur mosdëgjueshmëri qytetare t’i hapin shteg ndryshimit të asaj kushtetute të arnuar Titiste që na trajton si qytetarë të rendit të dytë.
O do të jetë Fyrom shtet binacional, ose shqiptarët duhet ta pajtohen si robër e skllevër nën ligjet dhe liqet neobizantine, ky skenar funebër e makabër për shqiptarë.
Në shekullin XXI të presësh mëshirë për liritë dhe të drejtat elementare: gjuhën, flamurin, hymnin, shkollimin, administrimin shtetëror dhe e drejta e Institucioneve të trashëgimisë kulturore, artistike dhe shkencore është më tepër se një absurd anakronik.
Për botën e civilizuar këto tema janë mbyllur e harruar që moti dhe ne shqiptarët nuk ka nevojë të mbetemi peng dhe kurban i të ashtuquajturve kreatyra pa identitet të qartë civilizues.
Zgjohu shqiptar…
Rreshtohu në krah të Prijatarit
Zijadin Sela.
Qëndro Shqipërisht dhe vepromebindje Shqip…Shqip… dhe Rilind Shqipërisht

Respekte
Xhevat Limani
Artist shqiptar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button