Dr. Agolli tregon si e mposhti koronavirusin

Të nderuar miq, unë arrita ta mund sëmundjen dhe sot që ju flas, ju flas nga oborri i shtëpisë sime duke e kremtuar 7 prillin ditën ndërkombëtare të shëndetësisë, me aksion duke e pasturar oborrin, ndjehem relativisht mirë pa shenja klinike, pa asnjë shqetësim. Për kohën që isha në karantinë, plot 14-15 ditë, pastaj i bëmë testet kontrollë, që rezultuan negativ me çka mbaroi edhe trajtimi im mjeksor. Për kohën që isha në karantinë mora terapinë të cilën ma rekomanduan mjekët infektolog të Klinikës Infektive, edhe përkundër faktit që unë nuk kisha shenja klinike… Do t’u thoja të gjithëve të mos kenë frikë, por të jenë të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm. Duhet të sillemi si për një sëmundje që nuk dimë shumë gjëra, shumë gjëra janë të panjohura, prandaj rekomandimet e OBSH-së dhe vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë masat mbrojtëse duhet të respektohen me përpikmëri. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të vetëdijësohen se duhet të ruajnë shëndetin e tyre dhe kështu ata ruajnë edhe shëndetin e të tjerëve. Unë do t’ju rekomandoja punëtorëve shëndetësorë të jenë më të kujdesshëm, të jenë më shumë vigjilent dhe ta marrin më me seriorizitet këtë punë. Pikë së pari për shkak të asaj që ne jemi të parët në frontin kundër luftës me këtë të keqe dhe detyrimisht duhet patjeter të kujdesemi maksimalisht për veten tonë, për arsye se pa ne, shoqëria zor se e fiton luftën me këtë virus, andaj ne jemi të parët qqë maksimalisht të kujdesemi për veten tonë, për familjet tona, e kuptohet edhe për shëndetin e  qytetarëve. Do t’u jepja një mesazh të gjithë miqve, respekto masat e kujdesit, mos u mblidhni në grupe familjare, ashtu siç e kemi ne zakon, kujdeseni maksimalisht për veten dhe besoj se shumë shpejt do të arrijmë t’ia dalin kësaj situate. Mjafton fakti që në Komunën e Dibrës gati një javë nuk kemi raste të reja me të infektuar me koronavirusin, që është një indikator se ne kemi nisur ta vëmë nën kontroll situatën. Prandaj ju kisha lutur të gjithëve veproni ashtu siç vepruan dibranët, të jeni të kujdesshnëm dhe do t’ia dalim së bashku.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...