Dr. Vjosa Pollozhani dhe ekipi i ‘Drini Dent’disponojnë skenerin Medit i700-inivacion në fushën e stomatologjisë!

 

“Qëllimi ynë është të bëjmë pajisjet më të mira në botë, jo të jemi më të mëdhenjtë”

– Steve Jobs

Me këtë thënie të Steve Jobsit, përputhet teknologjia invovative e Medit i700, e cila vendos standarde për saktësi dhe cilësi, duke u fokusuar në ofrimin e shërbimeve më bashkëkohore në industrinë

Video Player

00:00

00:39

Medit i1700 është  skaner, i cili me një prekje të thjeshtë ofron:

  • Skanim të imtësishëm të dhëmbëve, i cili na ofron modele 3D shumë të sakta dhe te detajuara te dhëmbëve dhe gojës, të cilat më pas përdoren për procedura të ndryshme dentare
  • Teknologjia wireless e Medit i700 ofron fleksibilitet, komoditet si dhe redukton kohën e nevojshme për trajtim
  • Procesi joinvaziv i skanimit të dhëmbëve me Medit i700, siguron rehati dhe komoditet të pacientit, duke reduktuar ankthin dhe shqetësimin që shpesh herë vjen si rezultat i metodave tradicionale të marjes së masës.
  • Me teknologjinë e tij të avancuar të skanimit, Medit i700 ofron imazhe me rezolucion të lartë, duke kapur detaje të ndërlikuara me qartësi të jashtëzakonshme, për planifikimin e saktë të trajtimit si dhe prodhimin e restaurimeve dentare.

Ordinanca stomatologjike e Dr. Vjosa Pollozhanit dhe ekipi Drini Dent ju ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të plotësuar të gjitha nevojat tuaja ne lidhje me shëndetin oral.

Disa nga shërbimet që ne ofrojmë:

  • Trajtime protetike

Riparimi dhe zëvendësimi i dhëmbëve të dëmtuar ose të humbur, me anë të kurorave, urave, protezave parciale ose totale.

Është një  metodë e re dhe inovative për pastrimin e dhëmbëve. Ky trajtim kombinon përdorimin e ultrazërit, pluhurave dhe instrumenteve specifike për eliminim efikas dhe të tërësishëm te biofilmit oral. Njëkohësisht eliminon edhe pigmente të ndryshme nga sipërfaqja e dhëmbëve.

  • Stomatologji parandaluese

Kontrolla të rregullta, pastrimi i gurëve dhe plakut dentar, trajtim me fluor dhe këshilla për higjienën orale për të parandaluar zhvillimin e kariesit dhe sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve.StrugaLajm

  • Stomatologji restauruese

Riparimi i dhëmbëve të dëmtuar ose të prishur duke përdorur mbushje, inlay, onlay ose faseta për të rivendosur funksionin dhe estetikën e dhëmbëve tuaj.

  • Endodonci

Trajtime të kanalit të rrënjëve, për të ruajtur dhëmbët e prekur nga infeksioni ose trauma.

  • Stomatologji estetike

– Zbardhja e dhëmbëve është procedurë e cila përdoren për të hequr njollat dhe pigmentet nga dhëmbët tuaj, duke përmirsuar shkëlqimin dhe bardhësinë e buzëqeshjes.

– Fasetat dentare janë predha të holla nga qeramika ose kompoziti, që ngjiten në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve për të përmirësuar formën, madhësinë, ngjyrën dhe pamjen e dhëmbëve.

-Kurorat përdoren për të zëvendësuar dhëmbët e dëmtuar, të thyer apo të deformuar, duke u dhënë atyre një pamje dhe funksion natyral.

– Mbushjet estetike përdoren për të mbushur boshllëqet, apo parregullsitë të vogla midis dhëmbëve, duke rezultuar në një buzëqeshje më simetrike dhe tërheqëse.

-Ndërhyrjet gingivale janë procedurat estetike të mishrave të dhëmbëve, si gingivektomia ose gingivoplastika, të cilat mund të përdoren për të formuar dhe konturuar mishrat e dhëmbëve për të arritur një buzëqeshje simetrike dhe tërheqëse.

  • Radiografi dentare
  • Radiografi panoramike
  • Radiografi lokale

Rrezet X  janë një mjet thelbësor që i ndihmon dentistit të identifikojë çdo problem me dhëmbët dhe nofullën tuaj, gjë që është e domosdoshme për diagnostikim të sëmundjeve të ndryshme.

Këto janë vetëm disa shembuj të shërbimeve që ne ofrojmë. Ekipi ynë profesional është i përkushtuar për të siguruar shëndetin tuaj oral, me ndihmën e pajisjeve më moderne. Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth shërbimeve të cilat ne ofrojmë, për tju ndihmuar të keni një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur.

tel:+38946781143

adresë: „Kej Boris Kidric“nr27,Strugë

Drini Dent – mjekët

Dr.Vjosa Pollozhani
specialiste e protetikës stomatologjike

Dr. Leila Xhila
Stomatolog

Dr. Tatjana Mlladenoska
Stomatolog

Drini Dent – personeli mjekësor

Tanja Bellkoqeska
Motër medicinale

Elita Nushi
Motër medicinale

In : Aktuale

Loading...
loading...