Xhevdet NASUFI :SI E PËRJETOVA 24 MARSIN 1999(?!)

SI E PËRJETOVA 24 MARSIN 1999(?!)
Edhepse në kundërshti me parimin për të ruajt modestinë si element i mundshëm antiabuzues, madhështia dhe historiku i 24 marsit 1999 tejkalon limitet personale,imponon reflektim publik.
Në vitet 1998-2002 isha anëtar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut(MV).Para sulmeve të NATO-s dhe vendimit që ajo të instaloj logjistikën e saj në MV, pastaj lejimin e shfrytzimit të hapsirës ajrore për sulme kundër Serbisë,kundërshtia e Presidentit Gligorov dhe opozitës maqedonase(LSDM) të udhëhequr nga Branko Crvenkovski ishte tejet e ashpër,por edhe antishqiptare. Qeveria pjesë e të cilës isha, në asnjë moment nuk u hamend që hapsira,edhe ajo ajrore e Maqedonisë të lejohet për sulme kundër Serbisë millosheviqiane nga NATO.Ishte rasti i parë në marëdhëniet serbo-maqedonase, që maqedonasit i “tradhtuan” serbët.
Naten e 24 marsit 1999 me Kryeministrin,pas ores 21h u gjindem në veranden,kulmin e Kryeministrisë.Dikur para orës 22,oo u dëgjua zëri i aeroplanëve të parë që vinin nga Aviano, pastaj edhe pamjet vizuele. Ishte moment historik,përjetim i veçant për mua si ish i burgosur politik ,po për këtë liri që sot Kosova e jeton,por at natë edhe si anëtar në Qeverinë e MV,si kontribues në vendimet shtetrore për interes të Kosovës dhe lirisë së saj. Pra,ishte rasti i parë dhe i vetëm që NATO intervenon ushtarakisht jasht domicilit të vetë, në vendin lirin të cilit aq dëshiroja.Dukej se edhe Georgievski,antikomunist i përbetuar sikur u ngazëllye at natë nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë.Ishte kjo edhe një kreni dhe shpresë e madhe për Kosovën,për të ardhmen e lirë të saj që sot i mbush 24 vjet,bashk me fillimrradhitjen e Maqedonisë së Veriut në anën e drejtë të historisë në raportin shqiptar-serb.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...