Dramë në Ohër:Sulmon nënën me thikë dhe sëpatë

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër 43-vjeçarit T.S nga Ohri, i cili me thikë dhe sëpatë ka kërcënuar nënën e tij. Pas kërcënimit ai edhe e ka sulmuar fizikisht.Sipas policisë sulmi ka ndodhur më 7 maj të këtij viti rreth orës 21 në shtëpinë familjare në rrugën “Dame Gruev” në Ohër. Djali i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit ka diskutuar me nënën e tij dhe i ka kërkuar para. Pasi ajo i është përgjigjur se nuk ka para, ai ka marrë thikën dhe në mënyrë agresive ka kërcënuar me jetë nënën e tij.“Pastaj ai ka lëshuar thikën dhe marrë sëpatë dhe e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur në duar dhe këmbë”, thonë nga policia.Pas kontrollit mjekësor, tek e lënduara janë konstatuar lëndime në kokë, krahun e djathtë dhe në trup.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...