Dramë në Strugë:Digjet vajza tre vjeçare

Në vajzë 3-vjeçare nga fshati Novosello e Strugës, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri që kaploi shtëpinë e banimit.

Nga policia njoftuan se dje në mesditë në shtëpia e 32 vjeçarit G.I u përfshi nga flakët e zjarrit për shkaqe ende të panjohura. Brenda në shtëpi ka qenë vajza të cilën kanë arritur të gjallë ta nxjerrin jashtë dhe menjëherë e kanë dërguar në spitalin e Strugës, prej ku për shkak të lëndimeve serioze është transferuar për në Shkup.

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...