Ziadin Sela dhe Bilall Kasami arrijnë marrëveshje për raundin e dytë

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunim dhe përkrahje reciproke në raundin e dytë zgjedhor që do të zhvillohet më 29 tetor, informon INA.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe Arben Taravari si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me Zeqirija Ibrahimi.

Në raundin e dytë që do të zhvillohet më 29 tetor, Aleanca është në garë me BDI-në në 6 komuna, ndërsa BDI e Lëvizja BESA në 7 komuna.

Krerët e dy partive pritet të japing detaje për bashkëpunimin dhe marrëveshjen, ndërsa paraprakisht pas takimit me kryeministrin Rama u theksua nevoja e kësaj marrëveshje.

Sela: Qytetarët treguan më 15 tetor se me kë duhet të koalicionojmë 

Qytetarët me votë më 15 tetor u deklaruan se me kë ne duhet të koaliconojmë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

“Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu them se do të kem bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera”, deklaroi Ziadin Sela.StrugaLajm

Ai tha se rezultatet e raundit të parë diktojnë bisedimet që duhen bërë në raundin e dytë.

“Sovrani foli më 15 tetor dhe natyrisht veprimet tona politike do të jenë të bazuar në bazë të mesazhit që e dha sovrani në raundin e parë”, deklaroi Sela.

Më tej Sela u shpreh i habitur se si ka ndodhur përmbysja e rezultatet brenda një ore ose dy në Strugë, sepse sipas informatave të tyre LSDM ka qenë subjekti i dytë politik dhe nuk ka qenë Merko.

“Në lidhje me këtë ne duhet realisht ta shtrojmë pyetjen, nëse vërtet jemi për reforma të mirëfillta si qeverisje edhe për proces normal zgjedhor, apo vetëm se janë ndërruar aktorët politik. Njëri nga aktorët është brenda që ka qenë me VMRO, dhe është përsëri brenda dhe vazhdon i njëjti avaz siç ka vazhduar dikur që ka manipuluar zgjedhjet”, u shpreh Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...