Dritan Bakalli, komandant i ri në Stacionin policor në Dibër

 Dritan Bakalli edhe zyrtarisht është komandant i ri në Stacionin policor nga kompetenca e përgjithshmme pranë Repartit për Punë të Brendshme në Dibër.

“Vendim të nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski,  mora të premten vonë pasdite, ndërsa e kam ditën e parë të punës në këtë funksion. Jam i bindur se besimin e dhënë do ta arsyetoj dhe së bashku me kolegët e mi do të jemi në nivel të detyrës. Pres bashkëpunim edhe nga bashkëqytetarët e mi të nderuar”, tha Bakalli.

Për komandant të ri në seancën e Këshillit të komunës së Dibrës, të mbajtur më 1 shkurt, ishin shqyrtuar tre propozime të dorëzuara nga Spasovski, ndërsa Bakalli mori mbështetje unanime.StrugaLajm

Ai ka lindur në Dibër në vitin 1971. Është jurist i diplomuar, ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme, RPB Dibër, punon nga viti 2007. Në funksionin e ri vjen nga pozita e inspektorit për krim kufitar.

Bakalli vjen në vendin e Argtim Vojnika, i cili në qershor të vitit të kaluar  ishte emëruar kryeshef i RPB-së Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon komunën e Dibrës dhe komunën fqinje Qendër Zhupë.

In : Aktuale

Loading...
loading...