Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë, ARRSH: Nesër devijon trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se, në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës, nga dita e nesërme (e premte 24 maj) do të nisë devijimi i trafikut në aksin Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas ARRSH-së, ditën e premte më datë 24.05.2024, do të nisë devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

ARRSH-ja njofton se, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.StrugaLajm

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier.

ARRSH kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.

In : Aktuale

Loading...
loading...