Duka reagon i shokuar pas shpërthimit : Në shtëpi gruaja dhe djali! Kamerat kapën autorin

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka reaguar për herë të parë për SYRI-n, pas vendosjes së tritolit në banesën e tij në Durrës.

Duka është dukur i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ka theksuar se autori i vendosjes së tritolit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Duka: Jam i shokuar nga kjo ngjarje. E ka dëgjuar i githë Durrësi shpërthimin e fuqishëm të tritolit.

Në banesë kanë qënë prezent gruaja dhe djali. Shpërthimi ka qënë goxha i madh pasi e kanë dëgjuar të gjithë.

Kjo ngjarje është e kapur nga kamerat e sigurisë, pasi nga kqyrja e tyre duket një person me kapuç, i cili ka vendour dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta e jashtme.

Përgjigjes së Veliajt për këtë rast se sipas tij ky është një filëm, Duka i është përgjigjur se Veliaj është mësuar me filma.StrugaLajm

Duka: Po ç’lidhje ka me filmat e Veliaj, ai është i mësuar me filma.

Në një lidhje direke me Çim Peka Live në SYRI TV, Duka uron që kjo ngjarje të mos jetë e organizuar nga personat me pushtet, pasi sipas tij, nëse do ishte e tillë do ishte shumë e rëndë jo për të dhe familjen e tij por për të gjithë Shqipërinë.

PekaA jeni shantazhuar për të dhënë dorëheqje?

Duka: Nuk më zhantazhon njeri mua. Nuk dua ta lidh me atë ngjajre pasi është shumë e rëndë, jo për mua por për gjithë Shqipërinë.

Pyetjes së ndalimi i delegatave nga ana e policisë është i qëllimshme, Duka i’u përgjigj se duhet të hetojnë ato që kanë dhënë urdhër për ndalimin e tyre pasi nuk bëhet pa urdhër.

In : Aktuale

Loading...
loading...