Dy ditë zie për viktimat e aksidentit!

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi në orët e pas ditës në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë Ditë zie, përcjellë gazeta KOHA. Këtë vendim e ka kumtuar vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili mes tjerash ka shtuar se numri i viktimave ka arritur deri në 14 të vdekur.
Ndryshe, në Klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë të angazhuar në mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik.(koha.mk)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...