“Dy karrige edhe sot mbetën bosh”! Mesazhi prekës i mësuesit

Ishte ditë e hënë java e tretë e këtij shtatori. Si çdo ditë që shkoj në punë, si mësimdhënës i gjuhës shqipe…! Por kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë jo vetëm mua por edhe kolegët tjerë.

Sapo shkova në klasën e tetë i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën. Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.StrugaLajm

-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…! Në fillim u habita, pa ditur arsyen !?Por ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne s’do të vijnë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…! Ka shkuar arsimtar edhe ajo, e së shpejti do të shkojnë edhe kjo edhe ai…!StrugaLajm

Çdo ditë pothuaj në Kosovë po boshatisen shkollat fshatrat qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perëndim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bëjnë për këtë dukuri…!?”

Zymer Haliti, arsimtar…


Loading...
loading...