‘Dy me dy’/ Vëllezërit bashkë me djem rrihen mes vete për një automjet

Një automjet u bë mollë sherri mes dy vëllezërve dhe djemve të tyre që të përleshen mbrëmë para mesnatës, në fshatin Nepërbishtë të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Katër të dyshuarit (emra të njohur për redaksinë) u rrahën mes vete për shkak të mosmarrëveshjes rreth një automjeti dhe përfunduan në spital si pasojë e goditjeve.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas marrjes së informacionit, një patrullë e Policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fillimisht katër të dyshuarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës për trajtim, por dy prej tyre, më pas janë transferuar për në Spitalin rajonal të Prizrenit.

StrugaLajm

Sipas të njëjtave burime, dy prej të dyshuarve, pas marrjes së tretmanit në QKMF janë dërguar në stacion për t’u intervistuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali mëson se edhe të dyshuarit tjetër i cili u dërgua në Spitalin e Prizrenit, i është caktuar masa e ndalimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...