Dy minorenë hospitalizohen pas rrahjes së djeshme në Gostivar

Në oborrin e Shkollës së mesme ekonomike në Gostivar, në rrugën “Zhivko Brajkovski”, dje rreth orës 13.10 ka shpërthyer një rrahje midis dy grupeve të nxënësve të gjimnazit, shkollës ekonomike, industriale dhe mjekësore, si dhe personave tani për tani të panjohur të cilët nuk janë nxënës, kumtoi sot MPB.

Sipas Ministrisë, gjatë përleshjes fizike janë shfrytëzuar gjësende të forta me të cilat u janë shkaktuar lëndime një personi 17-vjeçar, i cili ka marrë plagë në pjesën majtë të gjoksit si edhe një personi 16-vjeçar i cili është plagosur në pjesën e sipërme të shpinës (të dy nga f. Vrapçisht – Gostivar) dhe ata janë bartur në Qendrën emergjente në Shkup.

Më vonë është marrë njoftim se është lënduar edhe S.A. (18) nga f. Vrapçisht, i cili ka pasur prerje në krahun e majtë, ndërsa pas ndihmës së ofruar mjekësore në Qendrën mjekësore – Gostivar është lëshuar në trajtim shtëpiak, shtohet në kumtesën e MPB-së.StrugaLajm

Si autor është theksuar se një person nga fshati Çegran, i cili është në arrati është në kërkim. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

In : Aktuale

Loading...
loading...