Dy shqiptar në shtëpinë e bardhë!

Jo të gjithë e dinë në Shtëpinë e Bardhë punojnë dy shqiptarë.

Këtë fakt na i ka bërë me dije Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i cili ka publikuar dy fotografi me këta shqiptarë në rrjetet sociale. Thaçi bën me dhe se ka qenë zv.Presidenti amerikan Mike Pence, ai që e ka prezantuar me këta dy shqiptarë me origjinë nga Kosova.

Ata janë Ylli dhe Ylber Bajraktari, të dy djem të një familjeje. (nuk dihet nëse janë vëllezër apo kushërinj).

Ja çfarë shkruan Thaçi në Facebook:StrugaLajm

Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtësor, zv. Presidenti Pence, me shumë krenari, më tha: ” zoti President, tani do të kem nderin që t’ju njoftoj me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë”.
Sigurisht, m’u bë zemra mal me të arriturat e tyre.

Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njofshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane.StrugaLajm

Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë.

Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë! HTH

In : Aktuale

Loading...
loading...