Aktuale

Dy shqiptarë fitojnë çmimin prestigjioz për kinematografinë në SHBA

Kinematografët shqiptarë Samir Luma dhe Fejmi Daut, janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjaltit”.

Çmimi u dha në ceremoninë e 34-t të çmimeve ASC (The Amerikan Society Cinematographers) që u mbajt në Los Angeles.

Dokumentari “Honeyland” u veçua si filmi më i mirë dokumentar, dhe është nominuar edhe në dy kategori në çmimet “Oscar”, për filmin më të mirë dokumentar dhe për filmin më të mirë të huaj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Luma tha se mori çmimin më të rëndësishëm që një kinematograf mund të dëshironte.

“Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki’”, tha Samir Luma në fjalimin e tij në skenë.

Filmi është në regji të Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska-s, produksioni është i Atanas Georgiev, ndërsa kinematografia është e Samir Lumës dhe Fejmi Dautit.

Spon

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button