Dy shqiptarë në garë për futbollistin e muajit në Zvicër

Dy ekipet, si Grasshoppers dhe Lugano, dominojnë me futbollistë se cili prej do të zgjidhet “Lojtari më i Mirë” i muajit prill. Shqiptarët Armando Sadiku e Ezgjan Alioski janë në garë për futbollistin e muajit. Sadiku e Alioski luajnë për Luganon, ndërsa i pari është edhe reprezentues i Shqipërisë, kurse i dyti luan për Maqedoninë.

Këta janë të përzgjedhur nga e përditshmja zvicerane “Blick” për titullin e “Lojtarit të Muajit”. Në garë janë edhe Manuel Akanj (Baseli), Caio (Grasshoppers) e Munas Dabbur (Grasshoppers). Për futbollistin fitues, jepet edhe një çek prej 2000 frangash zvicerane.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...